Tiranë. Speca në shkëmbim të seksit për shkak të varfërisë.

TIRANË. SPECA NË SHKËMBIM TË SEKSIT PËR SHKAK TË VARFËRISË. Reportazh nga Ervjon Cara alias Niko Kuri. Në Shqipëri po bëhen investime të fuqishme me para, burimi i të cilave vihet në mënyrë konstante në dyshim nga faktorët e jashtëm ndërkombëtarë, politikë të brendshëm e sidomos nga populli i thjeshtë. Teksa qeveria investon me para të kontestuara fort nga populli dhe faktori politik i brendshëm e ai ndërkombëtar për nga legjitimiteti i burimit të parave të investuara, të gjithë e dinë mirë që ato para faktikisht po investohen për t'iu faturuar me përqindje të larta taksapaguesve Shqipëtarë të cilët kanë filluar ta ndiejnë prej kohësh peshën e rëndë të detyrimit me forcë që të paguajnë pvrqindjet për pastrimin e parave të investuara nga ndërtuesit. Shtresat e mesme të shoqërisë janë katapultuar drejt kazanit ku ziejnë të tërë së bashku ata që po japin literalisht shpirt nga varfëria. Për të mbijetuar, pra për të mos vdekur edhe 24 orë të tjera, gra imorale, në Shqiperi, tashmë nuk prostituoen kundrejt pagesës me para por me gjithshka që mund të haet, pihet apo vishet. Në botën e biznesit kjo gjë emërtohet klering. Në atë të mbijetesës njihet thjesht si mbushje barku... me çfar të jetë.. e çfar të mundesh. Ky është një bashkëbisedim jashtë kamerave, me një Shqipëtar i cili tregon se si do ta kalojë ditën sot, me një grua imorale, me të cilën ka rënë dakort "të kalojë mirë" ca orë kundrejt shpërblimit me disa kile speca e domate, të cilat as nuk ishin të pjekura mirë. Zotëria. .. që ... zotëri i thënshin, i përket një kaste, që në zhargon, emertohet "kontigjent". Zotëria specifik i përket kontigjentit të fshatarëve të Dibrës që janë dyndur në Tiranë dhe banojnë në fshatrat e kryeqytetit. Ata zbresin çdo ditë në qendër për të punuar, por edhe për tu argëtuar, larg syve të familjes dhe komunitetit që i njeh për burra e gra të mira.